Republika e Kosoves

Klinë

Zjarri ndalon punën në disa sektorë në QKMF në Klinë

2011/02/07 - 12:00

Drejtori Ahmetxhekaj, e falënderon njësitin emergjent të zjarrfiksave të cilët menjëherë kanë intervenuar.

 
 
Sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur dhoma e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike  në QKMF. Fal njësiti emergjent të zjarrfiksave zjarri nuk ka kaluar në pjesët tjera të QKMF-së. Sipas, drejtorit të QKMF-së Ali Ahmetxhekaj dyshohet se nga mbingarkesa ose instalimi i dobët, janë shkaktarë të djegëse të sistemit shpërndarës. Drejtori Ahmetxhekaj, e falënderon njësitin emergjent të zjarrfiksave të cilët menjëherë kanë intervenuar, dhe ka bërë të ditur se disa shërbime nuk kanë mundur të vazhdojnë punën për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Ndërsa ,drejtori i Shëndetësisë Mujë Gashi ,ka thënë se vlera e dëmeve ende nuk dihet ,derisa të vlerësohet nga komisioni profesional.