KFOR-i Italian investon në ambulanten e Cerovikut
2011/01/10 - 12:00
Vlera e këtij projekti është 9500 euro.
KFOR-i Italian disa muaj më parë kanë bërë riparimin e ambulantes në fshatin Cerovik, por ata kanë vazhduar me investime tjera në këtë ambulantë ,duke investuar me inventar dhe shumë shpjet pritet të investoj edhe me pajisje kirurgjike.
Koloneli i Simikut Italian Michele Di Marko , shef i sektorit që vepron në kuadër të “Batlle Group” të zonës Perëndim , ka thënë se ky donacion është në vazhdën e ndihmave që Simiku ka dhënë për popullatën e komunës së Klinës. Projektet që i kemi përfshijnë sektorin e edukimit dhe të shëndetësisë . Sot kemi sjellë inventarin e pritet që pas 10 ditëve të sjellim edhe pajisje kirurgjike. Vlera e këtij projekti është 9500 euro.
Drejtori i QKMF-së Ali Ahmetxhekaj e ka falënderuar KFRO-in Italian për kontributin e dhënë në shëndetësinë e komunës së Klinës. Është një ditë e veçantë për komunën e Klinës e veçanërisht për fshatin Cerovikë. Më herët kjo ambulant është riparuar nga KFOR-i Italian dhe është bërë e mundshme që të funksionoj , dhe një donacion si ky ka rendësi te veçantë për komunën tone ka thënë Ahmetxhekaj.