Kisha Protestante Evangjeliste shpërndan dhurata për fëmijët e komunës së Klinës
2010/12/17 - 12:00
Të gjithë fëmijët e shkollave fillore kanë përfituar nga një pako me vlerë prej 40 euro.
Meqë jemi në prag të festave të fundvitit , Kisha Protestante Evangjeliste me seli në Prishtinë ka shprehur vullnet për fëmijët e komunës së Klinës, t’iu shpërndaj nga një dhuratë modeste. Të gjithë fëmijët e shkollave fillore kanë përfituar nga një pako me vlerë prej 40 euro. Pakot kanë qenë të ndara sipas gjinisë dhe moshës. Kisha nuk ka ber ndarje për ti gëzuar me nga një dhuratë edhe fëmijët e Qendrës Edukative në Shtupel. Kjo qendër sot e ka përmbyllur punën për ta vazhduar pas një muaj. Në pranin e stafit të saj qendre dhe të drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Ramiz Rrusta u shpërndan dhuratat.
Drejtori i Arsimit Ramiz Rrusta shprehi falënderim për vullnetin e Kishës Protestante Evangjeliste dhe shtoi se afër 10 mije, nxënës të shkollave fillore kanë marr nga një pako me vlere prej 40 euro. Po ashtu, edhe drejtoresha e Qendrës Edukative të Shtupelit, Mevlude Murtezi është shprehur se, kjo qendër është në zonë rurale dhe që i plotëson të gjitha kriteret dhe ofron edukatë të nivelit të lart që është model për të gjitha Qendrat Edukative të Kosovës. Sot po festojmë bashke me fëmijët e kësaj qendre duke ju shpërnda edhe pakot me dhurata nga Kisha Protestante Evangjeliste.