Republika e Kosoves

Klinë

25 familje kanë përfituan në projektin e banimit social

2010/10/14 - 12:00

Komisioni i formuar  nga asambleja komunale ka bërë përzgjedhjen e  25 familjeve,e ku kishin aplikuar gjithsej 140 persona në konkursin për banim social.

Një gëzim i pa përshkruar dhe një ditë e veçante ka qenë për 25 familje që kanë përfituar një strehë të banimit social në komunën e Klinës. Komisioni i formuar  nga asambleja komunale ka bërë përzgjedhjen e  25 familjeve,e ku kishin aplikuar gjithsej 140 persona në konkursin për banim social. Komisioni i përberë nga 5 anëtarësh,  i ka vizituar të gjitha familjet që kanë aplikuar, dhe ka vendos për ato  familje që më të vërtet kishin nevojë për një strehim , për ato familje që ende jetonin në qendër kolektive apo në kushtet të renda të banimit deri me tan
Kryetari i komunës, Sokol Bashota gjatë ceremonisë së dorëzimit të çelësave , tha se i uroj të gjithë ata kryefamiljar që sot kanë përfituar ,edhe pse lista e kërkesave ka qenë shume e madhe , ku kanë aplikuar 140 persona,por në bazë të rregullores nga asambleja ,është bërë një punë e vullnetit të mirë ,që është dashtë  të bëhet një përzgjedhje prej 25 personave.
Kryetari i komisionit, Mujë Gashi, njëherë edhe drejtori i QKMF-së, në komunën e Klinës,u shpreh se, komisioni është angazhuar maksimalisht  që të bëj përzgjedhjen e duhur,por rastet kanë qenë shumë të rënda,prandaj kërkoj falje për ato familje që nuk kanë përfituar, edhe pse numri i aplikuesve ka qenë shumë i madh,neve na është dashur një punë shumë e madhe deri sa kemi arritur në përzgjedhjen e 25 personave që sot e gëzojnë këtë strehim.
Personat që kanë përfituar banesat sociale në komunën e Klinës janë:
Besim Raci,
Bukurije Hoti,
Fetije Shala,
Mentor Mulaj,
Avdi Raci,
Kriste Lekaj,
Asllan Berisha,
Niman Thaçi,
Mejreme Behrami,
Xhemë Balaj,
Xhemë Marmullaku,
Kadri Pantina,
Gjergj Tuna,
Ismet Xhemalji,
Nexhmije Morina,
Sherije Isaj,
Bedri Raci,
Vesel Berisha,
Lutfi Morina,
Riza Boja,
Qazim Gashi,
Shota Berisha,
Ilaz Gashi,
Mustaf Raci,
Rrustem Raci.