Republika e Kosoves

Klinë

U përurua penda për ujitje të tokave bujqësore në fshatin Kpuzë

2010/10/01 - 12:00

Penda e ndërtuar me gjatësi  të kanalit prej 210 metra dhe gjerësia e pendës  prej 19 metra,do te jete një përparësi për banoret e fshatit Kepuzë, që të ujisin 70 hektar tokë për ujitje. Kostoja e këtij projekti është 35 mijë euro, financuar nga komuna e Klinës.

 
Në prani e shumë qytetarëve nga fshati Kpuzë, kreu i komunës z.Sokol Bashota e preu shiritin e pendës për ujitjen e tokave bujqësore dhe tha se :
Komuna e Klinës një ndër prioritetet që ka është edhe sektori i bujqësisë dhe zhvillimi i saj në këtë komunë. Penda e ndërtuar me gjatësi  të kanalit prej 210 metra dhe gjerësia e pendës  prej 19 metra,do te jete një përparësi për banoret e fshatit Kepuzë, që të ujisin 70 hektar tokë për ujitje. Kostoja e këtij projekti është 35 mijë euro, financuar nga komuna e Klinës.
Sipas drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Musa Gashit, brenda dy vjetëve në komunën e Klinës, janë 950 hektarë nga projektet e realizuara në ujitje në ndërtime dhe renovime të pendëve për ujitje të tokave bujqësore.