U mbajt seanca e IX e Asamblesë komunale
2010/09/24 - 12:00
Shqyrtohen dhe aprovohen pikat e rendit të ditës, të seancës së IX
Në seancën e IX, të radhës kryesuesi i Asamblesë komunale Fadil Gashi ,tha janë dy kërkesa, që njëra është për ndarjen e aseteve të ndërmarrjeve publike dhe kërkesa e dytë është për konfirmimin për vendimin në shkallën e njëjtë të tatimit për vitin 2011. Pas miratimit të këtyre kërkesave nga ana e këshilltarëve kuvendit që të hyn në rend të ditës,
te pika e fundit të ndryshme,seanca vazhdoi me piken e shqyrtimit dhe miratimit të procesverbalit të seancës së kaluar dhe është aprovuar nga ana e këshilltarëve pa ndonjë vërejtje. Te pika e radhës , njoftimi lidhur me preferencat e KPF-së për KK-në, u diskutua rreth kërkesës së ish të burgosurve politik për mbështetje financiare, për realizimin e projektit”Fuqizimi i shoqatës së ish të burgosurve politik përmes kampanjës së identifikimit dhe regjistrimit në komuna”, dhe me të gjitha votat pro u miratua edhe kjo pik e rendit të ditës duke vazhduar me piken e radhës për shqyrtimin dhe miratimin e Draft-buxhetit të komunës për vitin 2011-2013.
Kryesuesi i kuvendit Fadil Gashi te kjo pik kërkoi nga Drejtori për Buxhet dhe Financa që ta merr fjalën për Draft-buxhetin e komunës për vitin 2011-2013. Drejtori për Buxhet e Financa Refki Krasniqi, e sqaroi Draft-buxhetin e komunës për vitin 2011-2013 dhe me shumicë të votave pro është aprovuar edhe kjo pik e rendit të ditës. Edhe dy pika të tjera, si : Ndarja e aseteve të ndërmarrjeve publike dhe konfirmimi për vendimin e shkallës së njëjtë në tatim në prone , janë aprovuar nga ana e këshilltarëve duke e përfunduar edhe këtë seance.