Republika e Kosoves

Klinë

U zbulua pllaka përkujtimore e Martirëve të Kombit

2010/09/22 - 12:00

Kryetari i komunës Sokol Bashota, tha se në këtë përmendore janë skalitur emrat e Martireve të Kombit dhe ky lapidar do të jetë dëshmi për brezat e ardhshëm

 
 
Në qytetin e Klinës u zbulua pllaka përkujtimore e Martirëve të Kombit,duke i nderuar gjithë dëshmorët që dhanë jetën për liri,si dhe Luftën e Çlirimtare të UÇK-së.
Kryetari i komunës Sokol Bashota, tha se në këtë përmendore janë skalitur emrat e Martireve të Kombit dhe ky lapidar do të jetë dëshmi për brezat e ardhshëm.
Haki Kosumi -kryesues i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve për të Zhdukur , tha se jemi betuar që do të zbardhim fatin e tyre, nuk do të ndalemi deri sa do t’i gjejmë të gjithë. Po ashtu edhe Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” , tha se jemi pran lapidarit të 325 emrave që ranë për liri. Na mungojnë edhe 1837 qytetar të Kosovës dhe ne do t’i kërkojmë deri në fund,që të zbardhim edhe fatin e tyre.
Ndërsa, Atifete Bytyqi, në emer të Këshillit Organizativ dhe në emër të familjeve të dëshmorëve, falënderoj kryetarin e komunës së Klinës për ngritje të pllakës përkujtimore të Martirëve të Kombit.
Kostoja e këtij projekti financuar nga komuna e Klinës , është 9500 euro.