Republika e Kosoves

Klinë

U inaugurua ambulanta e fshatit Cerrovik

2010/09/15 - 12:00

KFOR-i është këtu që të bëjë sigurinë, por KFOR-i në komunën tonë po merret edhe me aktivitete duke ndihmuar në infrastrukturë dhe sfera të tjera si energjetik,arsim e sot edhe në rregullimin e ambulantes

Në një ceremoni rasti është bërë inaugurimi i ambulantes së fshatit Cerrovik. Kostoja e këtij projekti është 9200 euro, donacioni nga KFOR-i Italian.
Kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota tha se, e falënderoj KFOR-in Italian për kontributin që po e bënë në komunën e Klinës. KFOR-i është këtu që të bëjë sigurinë, por KFOR-i në komunën tonë po merret edhe me aktivitete duke ndihmuar në infrastrukturë dhe sfera të tjera si energjetik,arsim e sot edhe në rregullimin e ambulantes, bashkëpunimi ynë me KFOR-in Italian do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Ndërsa, koloneli i Grupit Shumëkombësh Luftues Perëndim, Davide Di Bartolo tha se, jemi të nderuar kur punojmë me projekte që kanë të bëjnë me shëndetësi dhe arsim. Ky projekt është nga teknikët e komunës së Klinës dhe teknikët e KFOR-it Italian.