Një ceremoni rasti është bërë inaugurimi i Qendrës Civili dhe Regjistrimit të Automjeteve në komunën e Klinës . Kostoja e këtij projekti është 270 mije euro, financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme
Një ceremoni rasti është bërë inaugurimi i Qendrës Civili dhe Regjistrimit të Automjeteve në komunën e Klinës . Kostoja e këtij projekti është 270 mije euro, financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kryetari i komunës Sokol Bashota, tha se është një ditë e veçante për qytetarët e komunës së Klinës, sepse mund ti shfrytëzojnë shërbimet të cilat i ofron kjo qendër sot, që janë në shërbim të qytetarëve dhe ju ofron kushte më komode, si për Regjistrim Civil po ashtu edhe për Regjistrim të Automjeteve . Komunës së Klinës i ka munguar regjistrimi i automjete dhe është dashur që ky regjistrim të bëhet në Pejë, sot qytetaret e Klinës, kanë mundësinë që këto shërbime ti kryejnë në Klinë. Njëherë Bashota e falënderoj Ministrin Rexhepi për bashkëpunim.
Ministri i Punëve të Brendshme,Bajram Rexhepi tha se inaugurimi i objektit të ri të Qendrës së Regjistrimi Civil dhe të Regjistrimit të Automjeteve në vazhdën e krijimit të kushteve më të mira, nëpërmjet të Agjensionit të Regjistrimit Civil, janë shërbime tepër te rëndësishme për qytetaret, por një rëndësi të veçante kanë edhe për procesin e liberalizimit te vizave ku kërkohen edhe kushtet teknike të objekteve, pajisjeve dhe shërbime shumë më cilësore. Kjo do të krijoj mundësinë që kohën që e kemi paraparë deri në dhjetor ta përfundojmë edhe regjistrin civil që është parakusht për pasaportat biometrike. Presim edhe shërbime më të mira për qytetaret dhe falënderojmë kryetarin e komunës Sokol Bashotën për përkrahjen e tij.