2010/06/08 - 12:00
Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për rishikimin e buxhetit për vitin 2010. U mbajt seanca e VII e radhës e Kuvendit Komunal në Klinë . Hapjen e seancës e beri kryesuesi i asamblesë Fadil Gashi ,ku u shpreh se, kjo seancë e jashtëzakonshme është kërkesë nga Ministria për Buxhet dhe Financa për komunën e Klinës dhe se pik e rendit të ditës është : Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për rishikimin e buxhetit për vitin 2010.Me shumicë votash pro u miratua kjo pik e vetme e seancës së VII të jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal në Klinë.