Republika e Kosoves

Klinë

Rritet niveli i ujërave pas të reshurave atmosferike në komunën e Klinës

2010/04/20 - 12:00

 Të reshurat atmosferike të shiut, kanë ndikuar në komunën e Klinës, duke bërë që të rritet niveli i ujërave dhe të dalin lumenjtë nga shtrati i tyre  Të reshurat atmosferike të shiut, kanë ndikuar në komunën e Klinës, duke bërë që të rritet niveli i ujërave dhe të dalin lumenjtë nga shtrati i tyre. Mbrëmë rreth orës 22:30-min,Rahman Havolli nga fshati Resnik ka njoftuar se uji ka depërtuar në shtëpinë e tij, dhe ky ka njoftuar, që e ka bërë edhe evakuimin e familjes te vëllai i tij, në anën tjetër të rrugës. Po ashtu, edhe Genc Genci nga Jashanica e ka njoftuar policin se një pjesë e madhe e qytetarëve janë duke u përgatitur për evakuim.

Drejtori i Shërbimeve Publike,Esat Raci, ka dal menjëherë,  në vendin e ngjarjes,për të parë, për së afërmi gjendjen e shkaktuar nga vërshimet .
Rreth orës, 23:35-min,e kemi vizituar  fshatin Resnik të komunës së Klinës,ku janë përmbytur 5 (pesë),shtëpi në lagjen e Havollëve,si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Klina, po ashtu,rreth orës një(1:00), pas mes nate i kemi vizituar edhe banorët që banojnë në afërsi të urës së Haxhis dhe lokalet afariste në Volljak,ku gjendja ka qenë normale.
Ndërsa, sot në ora 6:00 të mëngjesit është njoftuar që lumi Drini i Bardhë ka vërshuar te ura e Haxhis duke përmbytur restorant “Natyra”. Në anën tjetër, në lagjen e Havollëve ka rënë niveli i ujit ,dhe dëmet materiale janë të vogla.
Ne,si Drejtori e Shërbimeve Publike Emergjente e kemi bërë edhe sigurimin e klasave në shkollën fillore “Ismet Raci”në Klinë,në rast nevoje të evakuimit të popullsisë.
Njëherë, stacioni i policisë në komunën e Klinës, ka qenë në gjendje gatishmërie gjatë tërë natës .