Një ambient i përshtatshëm-Shoqëri për të gjithë
2010/04/13 - 12:00
Qëllimi i mbajtjes së debatit në komunën e Klinës, ishte për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe përfshirja e tyre në aktivitete të ndryshme me qellim të vetëdijesimit të shoqërisë mbi infrastrukturën e papërshtatshme. Qëllimi i mbajtjes së debatit në komunën e Klinës, ishte për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe përfshirja e tyre në aktivitete të ndryshme me qellim të vetëdijesimit të shoqërisë mbi infrastrukturën e papërshtatshme.
OJQ-Hendikos ka marre iniciativën që përmes aktiviteteve të parapara në projektin “Fre Envirmoment-Society for All”ose “Një ambient i përshtatshëm-Shoqëri për të gjithë”,projekt ky i mbështetur nga Komisioni Evropian të ndikoj te vendim marrësit dhe komuniteti duke vënë në prioritet qasshmërinë për persona me aftësi të kufizuar në respektimin e të drejtave të njeriut si parakusht i domosdoshëm i vendit tonë në integrimet evropiane.
Sipas zyrtares së terrenit, Arbëresha Krasniqi tha se komuna e Klinës, i ka gjithsej 500 persona me aftësi të kufizuara. Sot e kemi organizuar një marsh duke ju bërë vërejtje objekteve publike ku nuk ka qasje për personat me aftësi të kufizuara.
Ndërsa, Bexhet Binaku, zyrtar nga Hendikos tha se situata është e pa përshtatshme për këta persona dhe ne si OJQ,kemi dëshirë që t’iu krijohen kushte më të mira duke organizuar debate për qasje të papërshtatshme në objekte publike.
Po ashtu edhe zyrtaret komunal e përkrahën projektin dhe u shprehen se ne si institucion kemi qenë çdo here transparente në kërkesat për personat me aftësi të kufizuara.