Republika e Kosoves

Klinë

Mbahet seanca e katërt me radhë e Asamblesë komunale

2010/03/31 - 12:00

 Gjatë seancës së katërt me radhë në Asamblenë komunale u shqyrtuan dhe miratuan tetë pika të rendit të ditës.  Gjatë seancës së katërt me radhë në Asamblenë komunale u shqyrtuan dhe miratuan tetë pika të rendit të ditës.

Seanca është udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Fadil Gashi,i cili pas hapjes së seancës vazhdoi me pikën a parë arsyetimin e mungesave,ku mungonte një këshilltare. Seanca vazhdoi duke u aprovuar pika e dytë,shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar .Dhënia e betimit e dy anëtarëve të rinj nga PDK-ja,Xhevdet Pantina dhe Reshit Gashi ishte si pike e tret e rendit të ditës. Ndërsa seanca vazhdoi me piken e katërt shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve dhe plotësimit të Statutit të komunës dhe u aprovua nga të gjithë këshilltarët e Asamblesë. Te pika Themelimi i Komiteteve Konsulative,u propozuan dy komitete:Komiteti për çështje emergjente dhe Komiteti për Bujqësi dhe zhvillim rural. Pas aprovimit të kësaj pike u be përzgjedhja e pesë anëtareve ,qe tre janë nga Asambleja dhe dy nga shoqëria civile. Anëtarët e përzgjedhur nga Asambleja janë :Dylaman Gashi-LDK,Blerta Maliqi-PDK dhe Haxhi Ibishi-AAK. Rendi i ditës vazhdoi me shqyrtimin dhe miratimi i Planeve të punës së Ekzekutivit për vitin 2010 dhe u aprovua nga votat e këshilltarëve. Te pika e shtat e rendit të ditës ,shqyrtimi dhe miratimi i Preferencave të KPF-s, kryesuesi  njoftoi se Maliq Zekolli nga fshati Drenovc,komuna e Klinës ka kërkuar një ndarje të trollit që është prone e komunës po në këtë fshat. Kërkesa u aprovua dhe seanca vazhdoi me pikë e fundit të ndryshme që u aprovua nga këshilltarët zbritja e taksave për çertëfikatën e shtetësisë dhe u formua komisioni i aseteve nga kompania e mbeturinave. Udhëheqës për këtë komision u përzgjodhën Binak Syal-AAK dhe Halil Desku-PDK.