Republika e Kosoves

Klinë

Plani i pastrimit të qytetit të Klinës për datën 1 Prill 2010

2010/03/31 - 12:00

 Është parapare që aksioni për pastrimin qytetit të Klinës të fillon me 01.04.2010, në orën 10:00 të mëngjesit.  Është parapare që aksioni për pastrimin qytetit të Klinës të fillon me 01.04.2010, në orën 10:00 të mëngjesit.

Organizimi behët në qendër të qytetit para Kuvendi Komunal.
Në aksion janë përfshirë nxënësit e katër shkollave të qytetit,SHPK-ja,Institucionet komunale,”QKMF”Nëna Terezë,Ndërmarrja për pastrimin e qytetit “Ambienti”,rinia dhe qytetar të tjerë.
Aksioni përfshinë tri zona të qytetit
Zona e parë-përfshinë drejtimin nga Kuvendi Komunal deri te Stacioni i Policisë,rrugën e Gjimnazit”Ali Kelmendi” dhe gjysmën e rrugës “Skënder Rexhepi”.Në këtë zonë përfshihen nxënësit e shkollës së mesme,SHPK-ja,Drejtoria e Financave,Bujqësisë dhe Administratës së përgjithshme.
Zona e dytë-përfshinë drejtimin nga sheshi”Mujë Krasniqi”deri te stacioni i hekurudhës,gjysmën e rrugës “Skender Rexhepi” dhe rrugën “Mirush Daka”.Në këtë zone përfshihen nxënësit e shkollës fillore “Ismet Raci”,Drejtoria e Gjeodezisë,Kryqi i Kuq dhe SHPK-ja.
Zona e trete përfshinë sheshin “Nëna Terezë”,rrugën në drejtim të Zllakuqanit,rrugën në drejtim të shkollës fillore “Motrat Qiriazi”.Në këtë zonë janë përfshirë nxënësit e shkollës fillore “Motrat Qiriazi”,Drejtoria e Shëndetësisë,Urbanizmit dhe SHPK-ja.