Republika e Kosoves

Klinë

Vazhdojnë kërkimet në lumin Drini i Bardhë për trupin e pa jetë të Fatmir Gashit

2010/03/30 - 12:00

 Sipas Zyrës për Informim të njësitit për emergjencë në Klinë,ende po vazhdojnë kërkimet në lumin Drini i Bardhë,për trupin e pa jete të Fatmir Gashit nga fshati Zajmë komuna e Klinës.  Sipas Zyrës për Informim të njësitit për emergjencë në Klinë,ende po vazhdojnë kërkimet në lumin Drini i Bardhë,për trupin e pa jete të Fatmir Gashit nga fshati Zajmë komuna e Klinës. Fatmir Gashi  është goditur nga një veture të dielën në mbrëmje  te vendi i quajtur Ura e Haxhis dhe ka rene në lumin Drini i Bardhë. Për kërkimin e trupit të pa jetë të Fatmir Gashit,Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Esat Raci ka dalë në vendin e ngjarjes bashke me Njësitin për Kërkim dhe Shpëtim si dhe këtij aksioni ju ka bashkuar me ftesën e Zyrës Rajonale të Pejës edhe  FSK-ja, SHPK-ja, Zjarrëfiksat e komunës së Prizrenit, Zjarrëfiksat e komunës së Gjakovës si dhe Autoambulancat. Kërkimet po vazhdojnë ku janë vu rrjetat metalike dhe shikimin vizual në të dy anët e lumit, prej urës së Haxhis deri te ura e magjistrales,ku FSK-ja dhe Smajl Kosumi janë duke e vëzhguar edhe sot terrenin.