Republika e Kosoves

Klinë

Nisë realizimi i projektit Kthimi dhe Riintergrimi në Kosovëfaza e dytë

2009/12/04 - 12:00

 Në fshatin Dollc ka filluar ndërtimi i 12 shtëpive për serbët e zhvendosur të këtij fshati.  Në fshatin Dollc ka filluar ndërtimi i 12 shtëpive për serbët e zhvendosur të këtij fshati.Ndërtimi i këtyre shtëpive financohet nga Ministria për Komunitet dhe Kthim dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, implementohet nga Këshilli Danez për Refugjatë-DRC.Kostoja për ndëtimin e këtyre 12 shtëpive është 1.1 milion euro.

 
Kreu i komunës z.Sokol Bashota  tha se po realizohet një projekt i rëndësishem për të kthyerit .Për 18 muaj të qeverisjes kemi qenë të përkushtuar për jetë më të mire të të gjthë qytetarëve ,lëvizje të lirë dhe riintegrim të minoriteteve.Ju që pregatiteni të ktheheni ,komuna i ka dyert të hapura për të gjitha hallet dhe problemet qe i keni.
 
Ndësa shefi i Operacioneve të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian z.Kjartan Bjornsson- është shprehur i kënaqur për përkushtimin dhe pjesëmarrjen active të Ministris dhe autoriteve komunale për realizimin e projektit për kthim.Ky është parakusht për sukses në procesin e kthimit,për shumetnicitet dhe riintegrim të komuniteteve minoritare në Kosovë,si dhe mundëson shtimin e përgjigjësive për këto komunitete.
 
Ministri për Komuntete dhe Kthim z.Sasha Rashiq tha se të gjithë personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen.Kjo është mundësuar me përpjekjet e përbashkëta  të Komosionit Evropian ,Ministrisë,Komunës,Këshillit Danez për Refugjatë dhe familjeve që dëshirojnë të kthehen.