Republika e Kosoves

Klinë

Zajmi përurohet me dy rrugë të reja

2009/12/02 - 12:00

 Banorët e fshatit Zajmë të komunës së Klinës me një ceremoni festive përuruan dy rrugë të reja në këtë fshatë.  Banorët e fshatit Zajmë të komunës së Klinës me një ceremoni festive përuruan dy rrugë të reja në këtë fshatë.

Rruga ,Zajmë –Grabanicë me gjatësi 1400 metra kap shifren 154 mijë euro,ndërsa rruga Zajmë-Magjistrale, kap shifren 99 mije euro me gjatësi 1200 metra.
Kreu komunal z.Sokol Bashota tha se sot për qytetaret e Klinës është një ditë e shënuar e veqanërisht për banorët e fshatit Zajmë,është një ndër fshatrat më të afërta dhe i’a kemi premtu asfaltimin e këtyre dy rrugëve,por nuk duhet lënë anash as vullnetin e qytetarëve të këtij fshati.Kjo rrugë lehtëson jetën e fshatit duke i lidhur me shume fshatra dhe me magjistrale.
Kryetari i fshatit Zajmë z.Fazli Krasniqi tha se për ne do të thotë shumë asfaltimi i këtyre dy rrugeve ,sepse na i lehtëson lidhjet ,na i bënë më të shkurta.Kërkesë për këto rrugë kemi bërë menjëherë pas lufte por nuk është realizu.Meritat sot janë të Kryetarit të kësaj komunez.Bashota, që na ka premtu dhe e realizoj.Në emër të banorëve të fshatit Zajmë e falenderojmë z.Skolol Bashota ,Ministrin dhe vullnetin e qytetareve që u mundësua asfaltimi i këtyre dy rrugëve.