Partneritet Itali-Kosovë
2009/12/01 - 12:00
TRYEZA E RRUMBULLAKET Partneritet Itali-Kosovë Për zhvillimin e sektorit të Bujqësis dhe Blegtorisë në Komunën e Klinës RYEZA E RRUMBULLAKET
Për zhvillimin e sektorit të Bujqësis dhe Blegtorisë në Komunën e Klinës
Fjalën përshëndetëse e bëri zv.Kryetari i Komunës së Klinës z.Ramiz Rrusta ,ku falenderoj OJQ-të, R.T.M. dhe IPSIA-n nga Italia dhe përgëzoj për punët dhe projektet që janë bërë dhe tha se ne si qeveri komunale kemi bashkëpunim të mire me qeverin Italiane dhe se të gjitha projektet që organizohen për komunën tonë do të kenë mbështetje nga Kuvendi Komunal.
Rexhep Rexhepi-Kryetar i Grupit Lokal të Veprimit “GLV”Klinë, tha se në kuadër të Kosovës janë themelu 5-grupe që ndër to Klina ka qenë si e para .Projekti ka fillu në shtator të vitit 2007,kurse në maj të 2008 është themelu grupi lokal ku janë zgjedhur udhëheqësia ,50% kanë qenë nga sektori publik dhe 50% nga sektori privat.Kemi 7-punkte të grumbullimit të qumshtit.
Është regjistruar me 11.03.2009.Për shkak të rrënimit të objektit ne jemi mundu që të sigurojmë një zyre.Me mbështetjen e Kryetarit të Komunës kemi bërë aktivitete ,projekte që janë në fazën e ndëtimit.
Njëheri falenderoj R.T.M-n për bashkëpunim ,në të ardhmen këto projekte si dhe projekte të tjera që janë shporta të projekteve do të kontaktohen me shoqata duke bërë realizimin e tyre.
Francesco Gradari-R.T.M nga Italia, i përshëndeti të pranishmit dhe i falenderoj për pjesëmarrje ku tha se jemi takuar për te shqyrtuar për shumë qështje të kësaj komune ,por më shumë në sektorin e bujqësis dhe blegtoris.Ky projektë udhëhiqet nga OJQ-Italiane ,R.T.M me seli në Klinë dhe IPSIA me seli në Prizren.Oragnizimi është bërë nën patronatin e Kuvendit të Komunës së Klinës ,do të kontriboj në mes të komunës së Klinës dhe Italisë.Takimi ka për qëllim shkëmbimin e nevojave dhe sponzorohet nga Ministria e jashtme e Italisë.
Sa i përketak aktivitetit është bërë një shërbim i forte në fushën e bujqësis.Ideja jonë është që të vazhdojmë këtë shkëmbim në mes nesh.Për projektin e qumshtores jemi ne bashkupnim me IPSIN që të themelojmë një qumshtore më të madhe.Projekti në bashkëpunim me GLV-mirusha dhe IPSIN-n i ka kaluar të gjitha procedurat në tri shkallë,ka qenë projekti më i mire,është projekt që i pëgjigjet nevojave lokale,fatkeqsishtë është anuluar për qështje të brendshme të Unionit Evropian ,por ky anulim i këtij projekti nuk do të thotë që qumshtoren nuk do ta bëjmë.
Jemi në një situatë që duhet të sigurojmë mjete,jemi duke paraqitur donator të tjerë dhe presim përgjegjie për 2010.Konkursi do të përsëritet prap në UE dhe ne do të paraqesim prap kërkesen .
Në qumshtore do të ketë vend për të gjithë ata që dëshirojnë ,qumshti duhet të jetë i kualitetit të mirë që nëse dëshirojmë të prodhojmë djathë,duhet t’i pëgjigjet standarteve të Unionit Evropian.Kjo qumshtore është nevojë e juaja dhe e jona ,një nevojë që do ta krijojmë në potencialitet.Ministria e Bujqësisë është e gatshme ta përkrah këtë iniciativë.
Enrika Montersino-IPSIA- pasi përshëndeti të pranishmit tha se jemi në kordinim në fushën e bujqësis.IPSIA-a është OJQ me seli në Prizren,ka 10 vjet punë në Kosovë,për momentin punojmë me Klinën ,Gjakovën ,Dragashin dhe se jemi në bashkëpunim :-IPSIA,-PRO.DO.C.S,-GLV-Mirusha.Parteneriteti i ynë në Klinë për mikrofinanca udhëheqet nga Shefqet Elezi,projekti ka tri komponente ekonomike ,formimin për mikrokredi ,agrokulturën sociale ku kemi paraparë aktivitete të përbashkëta si trajnimet.
Sa i përket komponentit ekonomik kemi disa projekte të përpunuara,kurse pjesës sociale kemi disa trajnime që i përkasin intergritetit minoritarëve në Kosovë.
Vullneti ynë është që të kyqen të gjithë,dhe dëshirojmë të realizohet diqka që është e kërkueshme në tregti dhe insistojmë për mbështetje ekonomike nga qytetarët e Klinës.
Sipas OJQ-ve grumbullimi i qumshtit për fillim do të bëhet një herë në ditë e më vonë besojnë që do ta bëjnë dy herë,sepse kemi fillu me një grumbullim jo aq të madhë dhe se nuk do të thotë se i gjithë qumshti i Klinës do të derdhet aty.Egzistojnë ligje që duhet të respektohen si ligji për zhvillimin e bujqësis e në këtë rast nuk mund te udhëheqet nga OJQ-ja.E vetmja formë është koperativa ,ku secili anëtar që dëshiron të marr pjesë në koperativ duhet të jep kapitale.Pronsia e bordit është ai i cili merrë pjesë me kapital.Në këtë rast komuna e ka dorzu kapitalin e vet duke na siguru objektin.Nuk kemi rastësishtë bashkëpunim me GLV-grupi i veprimit lokal që pasqyron nevojat e komunës së Klinës,i përfshin subjektet lokale e publike.
Në mars të 2010 do të organizohet një konferencë në Prishtinë.