Kryetari i Kuvendit Komunal të Klinës e fton Komunitetin serb që të dalin në zgjedhje
2009/11/12 - 12:00
Me një takim të përbashkët kreu Komunal z.Sokol Bashota me përfaques të fshatrave të banuara me serb tha se për përzgjedhjen e njerëzve qe e udheheqin vendit tuaj ,komunën tuaj besoj qe duhet të votohet. Me një takim të përbashkët kreu Komunal z.Sokol Bashota me përfaques të fshatrave të banuara me serb tha se për përzgjedhjen e njerëzve qe e udheheqin vendit tuaj ,komunën tuaj besoj qe duhet të votohet.
Më takon që si Kryetar i Kuvendit Komunal të mbaj takime me të gjitha komuntet dhe prdikues të të gjitha feve që t’ju bëjmë apel të dalin në zgjedhje.
Ne si komun kemi marrë masat e siguris që këto zgjedhje të kalojnë në një frymë të qetë për të gjithë ata që do të dalin të votojnë.Duhet të punojmë së bashku për interesat e gjithë qytetarëve.Vota është e lire.
Motivi im ka qenë që çdo here t’ju siguroj qytetarëve të komunës sime jetë të lire pa marr parasyshë se cilit komunitet i takon.
Ndësa komutiteti serb u shprehën se ne jemi të kënaqur për bashkëpunim që kemi, na keni mundësu që dera të jetë e hapur deri ne pikën e fundit.Këto nuk janë vetëm fjalët e mija po janë edhe fjalët e qytetarëve të komunitetit serb qe i përfaqësojmë ne .Sa i përketë zgjedhjeve do ti njoftojmë edhe nje here qytetarët tane dhe do t’ju bëjmë ftesë që të dalin në zgjedhje.
Shefi i Zyrës për Komunitet në Klin-ë-Millorad Sharkoviq-tha se në emer timin ju dëshiroj suksese edhe në të ardhmën sepse keni bë çdo gjë që komuniteti serb të jetë i lire dhe të ec lire,rezultatet veq po shihen krejt këto janë rezultate të punës dhe angazhimit tuaj gjatë mandatit tuaj.
Të pranishem nga ana e Komunitetit serb ishin edhe:
Igor Donçiç-Binçë
Radanja Magiç-Grabc
Çekërliç Mihajlo-Dresnik
Mikiç Radomir-Klinë
Kostiç Ranko-Videjë
Bozhiç Zoran –Rudic
Banjac Andrea-Bërkov
Baleviç Obrad-Pogragj
Njëherit kreu Komunal z.Sokol Bashota i falenderoj komunitetin serb per kohën që e ndan dhe tha se dyert janë të hapura për të gjithë qytetarët e komunës tone.