Republika e Kosoves

Klinë

NJË KORDINIM MES PUSHTETIT LOKAL DHE QEVERISË ËSHTË NJË GARANTUES PËR SUKSESE TË REJA NË PROCESIN E KTHIMIT

2009/04/24 - 12:00

 Do të përkrahen të gjithë të interesuarit për kthim tha zevëndësministri për Komunitete dhe Kthim Rifat Krasniq në vizitën e tij në komunën e Klinës  Klinë 24 prill

 
Me iniciativën e zyrës së UNCHR-it kanë filluar takimet e zyrtarevë të pushtetit lokal më zyrtarët qëndor qeveritar më qëllim të një kordinimi të procesit të kthimit.
Kryetari i Komunës Sokol Bashota së bashku më zyrtarët komunal për kthim Sevdije Ismajli dhe Millorad Sharkoviq shfaqën disa nga problemet dhe kerkësat që kanë të bejnë me procesin e kthimit.
Sevdije Ismajli tha se në procesin e kthimit kemi një problem që po na përcjellë vazhdimisht e ai është komponenta ballancuese në vendet ky janë berë kthimet e organizuara, kur kemi 15 familje të kthyera apo 15 shtëpi të ndërtuara për të kthyerit është e mirë që edhe nga komuniteti pritës te kemi përfitues e jo siç është rasti me Pograxhën nga 15 shtëpi të ndërtuara për kthim, për komunitetin pritës kemi vetëm një shtëpi.
Poashtu zyratarja Ismajli potencoi edhe raste tjerë që janë shumë të nevojshme për sigurimin e banimit po që janë të komuniteteve tjera si nga ai RAE poashtu edhe nga popullata shqiptare siç është rasti me një familje nga Ceroviku që ka tre djem të vrarë dhe nuk asnjë mundësi apo burim për të siguruar shtëpi për banim dhe që nga mbaslufta jetojnë në kushte të vështira materiale dhe më fëmijë jetimë.
Edhe zyrtari Millorad Sharkoviq u shpreh se në Klinë mbizotëron një klimë e qetë dhe pa probleme për kthim, kemi 100 familje të kthyera vetëm në qytet do të thotë Klina është një kampione në kthim urban.
Në terë procesin e kthimit besoj se problemi më i madh janë mjetet për tu realizuar kthimi aty ku janë të interesuar të kthehen tha Sharkoviq, ne vazhdimisht bejmë vizita shko e informo dhe shko e shiqo, vizita këto që i prinë proceseve të kthimit dhe njohjës së situatave të interesuarvë për kthim po edhe të përgaditjet së projekteve që të kthyerve ju mundëson të kenë një angazhim dhe perspektivë në vendin ku kthehen.
Kryetari Bashota u shpreh se ne vazhdimisht po përkrahim projektet për kthim dhe në Klinë nuk mungon as klima po as nuk ka ndonjë pengesë që është për tu theksuar në procesin e kthimit, të gjithë të interesuarit mund të kthehn në pronën e tyre pa asnjë problem u shpreh Bashota.
Zevëndësministri për Komunitete dhe Kthim Rifat Krasniq u shpreh se në Ministri kemi angazhuar Komisione të reja dhe do të jemi më aktiv në kordinim të proceseve të kthimit, duke mos lejuar që të mos mbetet asnjë familje apo i interesuar për tu kthyer për mungesë të mjeteve por të përkrahim të gjithë të interesuarit për kthim e jot ë na mbesin shtepi apo edhe fshatra të tëra të ndërtuara dhe pa njërëz siq i kemi disa raste në Kosovë.
Do të përkrahim të gjitha rastet individuale për kthim poashtu edhe projektin e Pograxhës që janë ndarë 317.000 euro për realizimin e tij.
Mirëpo nga viti 2005 është vërtetu së më shumë kemi pasë sukses në kthimin individuale se sa në ato grupore.
Mendojmë që në të ardhmen të i kushtojmë një kujdes të shtuar procesit të kthimit duke mos i lenë anash as komunitetet tjera që janë të interesuar për kthim.
Edhe keshillatri i Ministritë për komunitete dhe Kthim Nahit Elshani u shpreh se kemi berë programe të reja sa i përkët menyrës së ecurisë së procesit të kthimit, dhe nuk do të kemi kërkesa që nuk do të shqyrtohen, të gjitha do të merren parasysh dhe do të shikohen mundesitë që për çdo njerën Brenda afatit prej 60 ditësh të zgjidhet kërkesa e çdo njerës familje për kthim.
Përfaqësuesi i UNCHR-it u shpreh se ne kemi një plan që këto kontakte të vazhdojnë në të gjitha komunat e Kosovës dhe në ketë process të sjellim rezultate të reja dhe programe që do ta ndihmojnë ketë process.
Kryetari Bashota tha se komuna veq është në realizim të projekteve të kthimit dhe me keta hapa do të vazhdoi edhe net ë ardhmen duke krijuar kushtet që çdo qytetarë të shfrytëzoi pronën e tij dhe te ketë lirinë e lëvizjes, qarkullimit dhe jetë sin ë çdo vend demokratik.
Klina veq e ka dëshmuar ketë tash e disa vite duke qenë edhe partner implementues për shumë projekte të kthimit që janë realizuar këto vite, po edhe të këtyre që po presim të realizojmë.
 
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë