2009/02/26 - 12:00
Kryetari Bashota priti ne një takim lamtumirës gjeneralin Marucz si dhe zevëndësin e tij që ka marrë detyrën e re si komandant i Task Forcës shumëkombëshe
Klinë 25 shkurt
Në takimin që për gjeneralin Hungarez Morucz ishte lamtumirës ndërsa për zevëndësin e tij Slloven ishte një takim njohës kryetari Bashota shpalosi disa nga momentet vlerësuese gjatë bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe Kuvendit Komunal.
Bashota u shpreh se kemi një vlerësim të lart të punës dhe te angazhimit të KFOR-it në Klinë poashtu vlerësojmë lart edhe kontributin në shumë nga projektet që janë realizuar falë angazhimit dhe perkushtimit të KFOR-it.
Kjo është një deshmi se KFOR-i në Klinë po edhe në mbarë Kosovën ka një angazhim të vazhdueshëm dhe benë një punë që verëhet në çdo vend, pra nuk është ndalur anjeherë vetëm në siguri po ka ndihmuar në të gjitha fushat e jetës, siq është arsimi, shendetësia, infrastruktuar, kthimi etj.
Kryetari Bashota potencoi se ky vlerësim nuk është vetëm vlerësim i imi po ëshëtë një vlerësim i të gjithëve për kontributin e KFOR-it.
Gjenerali Hungarez Morucz u shpreh i kenaqur me bashkëpunimin e deri tashëm si dhe shprehu bindjen e tij se ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe ne të ardhmen.
Kryetari Bashota potencoi se ne të gjitha proceset ne kemi pasur përkrahjen e KFOR-it dhe asnjeherë ky angazhim nuk është kufizuar vetëm në misionin e sigurisë, dhe për ketë ne ju jemi mirënjohës dhe çmojmë lart kontributin tuaj, ne kemi planifikuar edhe një mirënjohje si deshmi vlerësimi për kontributin tuaj, dhe ketë mirënjohje do ta ndajmë për ju në takimin përshendetës të dielën u shpreh kryetari Bashota.
Ai poashtu u shpreh se është i kenaqur dhe largohet nga Kosova më përshtypjet me të mira për kohën e qëndrimit gjshtëmujor, me angazhimin tonë kemi berë një punë që është një kontributë për të ardhmen tuaj u shpreh Marucz.
Edhe komandanti i SHPK-së për Klinë zoti Agron Hasanaj shprehu një vlerësim të lart për punën dhe bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe SHPK-së duke berë që Klina të jetë një qytet shumë i qetë dhe pa probleme që mund të cenojnë situatën e sigurisë.
Ne tha Hasanaj besoj se do të vazhdojmë me ketë bashkëpunim pasi që edhe veç kemi krijuar një traditë të bashkëpunimit në mes të SHPK-së dhe KFOR-it, që poashtu ky bashkëpunim është edhe me institucionet komunale.
Poashtu edhe shefi i zyrës së komuniteteve Millorad Sharkoviq që ishte pjesëmarrës ne ketë takim vlerësoi punën edhe angazhimin e KFOR-it në sektorin e sigurisë, ai njeherësh i uroi mirëseardhje edhe komandantit të ri Slloven.
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë