Drejtor: Driton Bardheci
I lindur në Pejë, datë 29.06.1997
Vendlindja: Grabanicë, Klinë
Shkollën e mesme të ulët e ka të kryer në “Azem Bejta”, në Grabanicë
Shkollën e Mesme të Lartë e ka të kryer në Klinë, gjimnazi “Luigj Gurakuqi”, drejtimi Shkenca Natyrore
Fakultetie të kryera Bachelor: 1. Inxhinieri Mekanike, në UP “Hasan Prishtina”, 2. Shkenaca Politike, në UP “Hasan Prishtina”
Përvojë pune:
Telekom janar – gusht 2021
Zëvëndësministër në Ministrinë e Arsimit – 2021-2022
Aftësi: Udhëheqës i shumë projekteve profesionale në fushën e inxhinierisë.
PËRGJEGJËSITË
Specifikimi i detyrave dhe përgjegjësive janë:
– Organizon dhe shënon data dhe takime me rëndësi kulturore dhe historike,
– Menaxhon resurset lokale kulturore si dhe resurset e trashëgimisë kulturore,
– Bëhet mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e arkivit historik komunal, konform Ligjit për Lëndën
arkivore dhe arkivat,
– Mirëmban dhe mbikëqyrë punën e Bibliotekave publike,
– Mbështet aktivitetet teatrale brenda territorit komunal,
– Mbështet qendrat e artit dhe të kulturës,
– Organizon debate për zhvillimin e kulturës,
– Mban shënime mbi ta arriturat kulturore,
– Zhvillon planin për mbështetjen e aktiviteteve kulturore,
– Kujdeset për mbrojtjen e zonave me interes të veçantë dhe zonave të mbrojtura sipas ligjit
përkatës, në bashkëpunim me drejtoritë kompetente,
– Menaxhon qendrat publike sportive: stadiumin e qytetit dhe palestrën sportive,
– Është përgjegjëse për të ndihmuar dhe mbështetur aktivitetet sportive si dhe për të zhvilluar
sportin brenda territorit komunal,
– Grumbullon shënime faktike për të arriturat në sport,
– Organizon debate për zhvillim dhe avancim të sportit,
– Ndërmerr veprime dhe masa për zhvillimin e aktiviteteve rinore,
– Grumbullon shënime faktike mbi të arriturat në çështjet rinore,
– Koordinon aktivitetet me komunat tjera rreth aktiviteteve rinore,
– Organizon anketa, seminare, trajnime te ndryshme si dhe mundëson kyçjen e të rinjve në
aktivitet përkatëse rinore në nivel komunal dhe jashtë tij,
– Kryen punë dhe përgjegjësi tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës, e në pajtim më ligjin
përkatës