Republika e Kosoves

Klinë

Shënohet Dita e Shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë

2018/05/25 - 10:26

Shkolla fillore e mesme e ulët “Azem Bejta”, në fshatin Grabanicë, ka shënuar përvjetorin e  ditës së themelimit të saj. Me këtë rast, mori pjesë kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Prof. Arben Limani. Në këtë manifestim morën pjesë edhe  nxënës,  mësimdhënës të kësaj shkolle, po ashtu edhe drejtorë të shkollave të Klinës, prindër etj.

Kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me fjalën e tij,  duke iu drejtuar të pranishmëve uroj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe gjithë të pranishmit këtë shënim të rëndësishëm të rritës së kësaj shkolle. Në vijim, Kryetari Elezaj theksoi se ky moment është ngjarje e rëndësishme për shkollën tuaj dhe tonën dhe për shkollën shqipe në përgjithësi. Keni për obligim që  profesionin që ua kemi besuar të kryeni me dinjitet të lartë. Shpresojmë se  këtë detyrë të shenjtë do ta kryeni në mënyrë dinjitoze. Këta nxënës  që sot gjenden para nesh janë e ardhmja e ndritshme e këtij vendi. Besoj se do të jetë një përkushtim i veçantë i institucioneve  të Komunës së Klinës dhe të Republikës së Kosovës që të krijohen mundësi sa më të mira për krijimin  kushteve më të favorshme për aftësimin dhe zhvillimin intelektual dhe fizik të nxënësve, dhe ky përkushtim do të vazhdojë  në vazhdimësi, në mënyrë që arsimi ynë të konsolidohet plotësisht dhe të bëhet pjesë e rëndësishme e zhvillimeve arsimore në rajon në shërbim të ndryshimeve  dhe të forcimit  të pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Suksese dhe mbarësi  në rrugën tuaj të dijes!

 

Gëzuar kjo Ditë e bukur e shkollës!