Republika e Kosoves

Komuna Klinë

Drejtori i Arsimit, Enver Gashi, takoi drejtorët e shkollave të Komunës së Klinës

2021/07/02 - 11:09

Drejtori i Arsimit, z. Enver Gashi, ka mbajtur sot mbledhjen me drejtorët e shkollave të Komunës së Klinës.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte përmbyllja e viti shkollor 2020-2021 dhe fillimi i vitit shkollor 2021-2022.
Drejtori Gashi ka falënderuar të gjithë drejtorët për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre gjatë këtij viti mësimor të vështirë si rezultat i pandemisë dhe që përkundër vështirësive të krijuara shkollat me sukses arritën të menaxhojnë situatën.
Gjatë këtij takimi u diskutuan problemet me të cilat u ballafaquan shkollat, mundësitë e përmirësimit të kushteve, ngritja e cilësisë në vitin e ri shkollor, çështja e pajisjeve të nxënësve me teksteve shkollore si dhe regjistrimet në klasat e 10-ta dhe çerdhe