2021/07/21 - 1:44
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në mesazhin e urimit thuhet:
“Të nderuar qytetarë e bashkatdhetarë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, në emrin tim dhe të Komunës së Klinës, ju shpreh urimet më të sinqerta për këtë festë të gjithë besimtarëve myslimanë, duke ju dëshiruar shëndet, begati e mbarësi në familjet tuaja.
Në këtë festë të flijimit, veçanërisht uroj familjet e dëshmorëve, martirëve e veteranëve të luftës së UÇK-së!
Po ashtu, urime të përzemërta për bashkatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë jashtë atdheut, por që çdo verë e festë i japin gjallëri Klinës e Kosovës.
Duke u lutur për më shumë begati e shëndet për ju, ju uroj të gjithëve festen.”