Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme materiale në ekonomitë e tyre familjare dhe bizneseve, të bëjnë menjëherë kërkesë në Komunën e Klinës, në mënyrë që Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve, i formuar nga kryetari i komunës, të del në terren për të vlerësuar gjendjen e dëmeve.