Takimin e udhëhoqi kryesuesi i kuvendit, z. Fadil Gashi, ndërsa të pranishëm ishin nënkryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, drejtori i Financave, z. Enver Berisha, drejtorë të tjerë të drejtorive dhe qytetarë të Klinës.
Drejtori Berisha para të pranishmëve paraqiti draft-planin e buxhetit komunal 2024–2026, me theks të veçantë projektet me prioritet për vitin 2024. Sipas tij buxheti i viti 2024 kap shifrën 7,893,500.00, tek paga dhe mëditje, 1,710,000.00, në mallra dhe shërbime, 250,000.00 tek shërbimet komunale, 500,000.00 në kategorinë buxhetore subvencione si dhe 4,762,021.49 për projektet kapitale.