Republika e Kosoves

Klinë

KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI MBAJTI TAKIMIN E V ME RADHË

2023/10/26 - 6:13

Në sallën e kuvendit të komunës së Klinës është mbajtur takimi i pestë i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Të pranishëm ishin nënkryetarja e komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, komandantin e Stacionit të Policisë në Klinë, z. Ragip Bytyqi, në këtë takim e zëvendësoi toger, Besnik Qupeva, drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija dhe anëtarë të KKSB-së.

Nënkryetarja Selmanaj e hapi mbledhjen duke propozuar këtë rend dite për diskutim:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2.Gjendja e sigurisë në komunën e Klinës;

3.Respektimi i të drejtave të njeriut – parandalimi i lypsarëve , me theks të veçantë fëmijëve;

4.Të ndryshme.

Për gjendjen e sigurisë në komunën e Klinës, togeri Qupeva, informoi Këshillin se gjendja vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.

Ndërsa anëtarët e këshillit adresuan shqetësime dhe rekomandime lidhur me pikat e rendit të ditës.