Republika e Kosoves

Klinë

KRYETARI ELEZAJ PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E INSTITUTIT TË KRIMEVE TË KRYERA GJATË LUFTËS NË KOSOVË

2024/09/04 - 4:42

Kryetari i Komunës së Klinës i shoqëruar nga nënkryetarja e Komunës, Marqe Tanushi –Selmanaj si dhe nga udhëheqësi i Arkivit të Komunës, Kujtim Millaku, ka pritur në takim përfaqësuesit e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë: drejtorin Atdhe Hetemaj dhe Kimete Haxhollin.
Në këtë takim u nënshkrua procesverbali për fillimin e procesit të dorëzim-pranimit të dosjeve që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës në komunën e Klinës.
Kryetari Elezaj në këtë takim theksoi rëndësinë e këtij procesi i cili është mjaft i rëndësishëm për historinë e vendit dhe të kaluarën si dhe shprehu bashkëpunimin dhe koordinimin ndërinstitucional si dhe gatishmërinë për të ofruar dëshmitë që i mbajnë institucionet lokale.
Kryetari gjithashtu bën thirrje që të gjithë qytetarët e komunës së Klinës, të cilët posedojnë dëshmi për krimet e kryera në Kosovë, t’i dorëzojnë në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i cili gjendet në kuadër të zyrës së kryeministrit.