Dje, kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, ishin në fshatin Sferkë, ku kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve ishte duke ndërhyrë për të pastruar rrugët lokale në këtë fshat.
“Kompania e pastrimit është momentalisht në terren duke bërë pastrimin e rrugëve edhe në fshatrat e tjera ku nevoja është më e madhe për intervenim. Kam kërkuar që kompania e kontraktuar të jetë 24 orë e gatshme për pastrim e rrugëve në të gjitha rrugët në kompetencë të komunës.
Ju bëj thirrje të gjithë vozitësve për kujdes të shtuar dhe të përdorin pajisjet dimërore” – ka thënë kryetari Elezaj.