Republika e Kosoves

Klinë

ÇMIME DHE MIRËNJOHJE PËR MË TË MIRËT E VITIT NË SPORT

2025/01/17 - 5:40

Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, ka organizuar ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimeve dhe mirënjohjeve për sportistët më të dalluar të vitit. Ngjarja u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal të Klinës, ku u nderuan talentet më të spikatura në disa kategori sportive.
Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja Marqe Tanushi-Selmanaj, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Driton Bardheci, sportistë dhe dashamirë të sportit.
Kryetari Elezaj, në një fjalë rasti, tha se sportistët përfaqësojnë pasqyrën më të ndritur të angazhimit, disiplinës dhe suksesit.
“Sporti është një urë që lidh njerëzit, promovon vlera të larta si bashkëpunimi, respekti dhe përkushtimi. Faleminderit që me punën dhe përpjekjet tuaja keni ngritur lart emrin e Klinës, duke na bërë krenarë të gjithëve,” – tha kryetari Elezaj.
Çmimi kryesor “Sportist i Vitit 2024” i takoi futbollistit Hekuran Berisha nga klubi KF “Dukagjini”.
Ndërsa çmimet e tjera ishin:
Pedagogu më i mirë: Profesor Muhamet Maloku
Trajneri më i mirë: Sami Millaku
Vlera e Sportit: Elton Bastri
Veterani i Sportit: Haxhi Ibishi
Boksieri më i mirë: Andi Temaj
Basketbollisti më i mirë: Nue Dedaj
Volejbollisti më i mirë: Drilon Elezaj
Volejbollistja më e mirë: Eduarta Millaku
Hendbollistja më e mirë: Blerta Shahinaj
Futbollistja më e mirë: Besiana Zogaj
Shoqata më e mirë sportive: Klubi i Bjeshkatarëve “Dukagjini”.
Sportistët më të suksesshëm në garat ndërkombëtare u kurorëzuan me mirënjohje: Teuta Marku dhe Planet Berisha.
Shpresat e klubeve ishin: Daniel Tuna, Jon Metaj, Agnesa Vishaj, Taulant Gashi, Loreta Laskaj, Blerta Asllanaj dhe Altin Racaj.