E dreja për qasje në dokumentet publike
E drejta për të pasur qasje në dokumentet publike është e drejtë elementare e qytetarëve në një shoqëri demokratike. Për këtë arsye, shoqëritë demokratike miratojnë një numër të akteve ligjore, krijojnë mekanizma dhe investojnë përpjekje të mjaftueshme në lidhje me çështjen e qasjes në dokumente publike si mënyrë për të siguruar që zëri dhe pjesëmarrja e nevojshme për një shoqëri të hapur e demokratike, është ruajtur. Në Kosovë e drejta për të pasur qasje në dokumentet publike garantohet në aktet themelore të shtetit. Sipas Kushtetutës së Kosovës, “çdo person gëzon të drejtën për të pasur qasje në dokumente publike” ndërsa këto “dokumente të institucioneve dhe organeve publike të autoriteteve shtetërore janë publike, përveç se për informatat të cilat janë të kufizuara me ligj për shkak të privatësisë, sekreteve afariste tregtare ose klasifikimit të sigurisë” ( Kushtetuta e Kosovës, Neni 41).
E drejta për të pasur qasje në dokumente publike është po ashtu edhe e drejtë themelore e garantuar me dokumente të ndryshme ndërkombëtare. Njëri prej dokumenteve më të rëndësishme ndërkombëtare është Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut. Neni 10 i Konventës siguron që “të gjithë kanë të drejtë në lirinë e shprehjes. Kjo e drejtë do të përfshijë lirinë për të pasur opinion dhe për të marrë dhe përcjellë informata dhe ide pa ndërhyrje nga autoritetet publike dhe pa marrë parasysh kufijtë”. Pjesë të ndryshme të legjislacionit të Kosovës i inkorporojnë këto parime. Republika e Kosovës ka miratuar një varg të akteve ligjore që në mënyrë specifike iu referohen të drejtës për të pasur qasje në dokumente publike.
E drejta për qasje në dokumente publike, është e rregulluar edhe me burime të shumta ndërkombëtare, të cilat shërbejnë si referencë e rëndësishme. Ato përfshijnë:
Neni 1 – çdokush brenda juridiksionit të një shteti anëtar do të ketë të drejtën të marrë, me kërkesë, informata që mbahen nga autoritetet publike, përveç organeve legjislative dhe autoriteteve gjyqësore.
Pjesa III. – Parimi i përgjithshëm për qasje në dokumente zyrtare – Shtetet anëtare duhet të garantojnë të drejtën e çdokujt për të pasur qasje, në bazë të kërkesës, në dokumentet zyrtare të mbajtura nga autoritetet publik. Ky parim duhet të vlejë pa diskriminim të çfarëdo baze, përfshirë atë të origjinës kombëtare.
Neni 1 – Në mënyrë që të kontribuohet në mbrojtjen e së drejtës së çdo personi të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme për të jetuar në një ambient adekuat për shëndetin dhe mirëqenien e tij/saj, çdo Palë do të garantojë të drejtën për qasje në informata, pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje dhe qasjen në drejtësi në çështje mjedisore në përputhje me dispozitat e kësaj Konvente.
■ RREGULLORJA (EC) nr. 1049/2001 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT e 30 majit 2001 në lidhje me qasjen e publikut në dokumentet e Parlamentit Evropian, Këshillit Evropian dhe Komisionin e Evropian.[1]
Neni 2 – Çdo qytetar i Unionit dhe çdo person fizik dhe juridik që jeton ose e ka të regjistruar zyrën e tij në një Shtet Anëtar, ka të drejtë për qasje në dokumente të institucioneve, që u nënshtrohen parimeve, kushteve dhe kufizimeve të definuara në këtë Rregullore.
Këshilli i Evropës, Komiteti I Ministrave, Rekomandimi nr 81, mbledhja e 340 e zevendës Ministrave, 1981.
Broshura Informative për Qasje në Dokumenta Publike
Komuna e Klinës, në këtë fushe bazohet në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike
Udhëzimin Administrativ për Transparencë
Rregullore për transparencë në Komunën e Klinës
Planin i Veprimit për transparencë në Komunën e Klinës – 2018
Si të qaseni në dokumentet zyrtare në Komunën e Klinës:
Kërkesa për qasje në dokumente publike në Komunën e Klinës, mund të behët përmes një kërkese elektronike të personat përgjegjës: Samije Gjergjaj: samije.gjergjaj@rks-gov.net dhe samije.gjergji@yahoo.com ; Vlora Tafili : vlora.tafili@rks-gov.net
Po ashtu kërkese për qasje në dokumente publike mund të bëni edhe me kopje fizike, duke u drejtuar në Zyrën Pritëse nr.1 në katin e parë në objektin e Komunës së Klinës.
Kërkesat mund të behën nga e hëna deri të premten prej orës 08:00 deri në ora 16:00.
Telefonat kontaktues; 038 200 43 716,
RAPORTET
2021
2020
2019
2018