Republika e Kosoves

Klinë

150 000 EURO INVESTIME TË REJA NË SFERKË, VOLLJAKË DHE QUPEVË RRETH 2 200 METRA RRUGË TË ASFALTUARA

2023/05/18 - 2:24

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, kanë inspektuar nga afër fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Volljakë, Sferkë dhe Qupevë, projekt ky dyvjeçar i financuar nga buxheti komunal që ka një vlerë prej 150 000 euro.
Në kuadër të këtij projekti do të asfaltohen rreth 2200 metra rrugë, ndërsa do të bëhet shtrirja e rrjetit të kanalizimit në disa pjesë sipas kërkesave të qytetarëve.
“Këtë vit, me projektet që po realizohen në shumë fshatra të Klinës, jemi afër përmbushjes së të gjitha kërkesave për rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe kompletimit të të gjitha fshatrave dhe lagjeve me rrjet të kanalizimit,“ – ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.