Republika e Kosoves

Klinë

20 tonë miell ndihmë për të përmbyturit në Shkodër

2010/01/28 - 12:00

 Kryetari i KK të Klinës,Kuvendi Komunal,anëtarët e komisonit falenderojnë të gjithë qytetarët e komunës së Klinës për kontributin që kanë dhënë.  Sipas Drejtorit për Shërbime Publike dhe Emergjente në Klinë,z.Esat Raci deri me tani janë grumbulluar afër 10  tonë miell si dhe qytetarët kanë ofruar edhe veshëmbathje e gjëra që janë më të nevojshme për banorët e përmbytur në Shkodër.Komisioni i përbërë nga z.Ramiz Rrusta-Nënkryetar,z.Esat Raci-Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjente si dhe tre anëtarët tjerë nga kompanitë afariste Buajr Morina-Gllareva,Arbon Desku-Citadella dhe Beqir Qupeva-Agrobutrinti,si orientim kanë pasur grumbullimin e 20  tonë të miellit.

Kryetari i KK të Klinës,Kuvendi Komunal,anëtarët e komisonit falenderojnë të gjithë qytetarët e komunës së Klinës për kontributin që kanë dhënë.
Një falenderim i veqantë shkonë për një afaristë tjetër nga Klina,që ka dhënë 10  tonë miell duke u arritur shifra e grumbullit në 20  tone.
Nisja e këtyre ndihëmave,do të bëhet mvarësisht prej kushteve atmosferike.