2010/02/11 - 12:00
Kryetari i Komunës së Klinës,z.Sokol Bashota ka themeluar Këshillin për kremtimin e Ditës së Pavarsisë së Kosovës-17 Shkurtit,datë kjo e një rëndësie të madhe e të veçantë kombëtare dhe shtetërore. Kryetari i Komunës së Klinës,z.Sokol Bashota ka themeluar Këshillin për kremtimin e Ditës së Pavarsisë së Kosovës-17 Shkurtit,datë kjo e një rëndësie të madhe e të veçantë kombëtare dhe shtetërore.
Këshilli organizativ i udhëhequr nga Kryetari i Komunës,për kremtimin e Ditës së Pavarsisë,kanë vendosur që të zhvillohen këto aktivitete:
Me 16 Shkurt 2010,në vigjilje të Festës së Pavarsisë,do të vizitohen familjet e Dëshmorëve.
Me 17 Shkurt 2010:
Në orën 09:00-Ngritja e Flamurit para Komunës,
Në orën 09:40-Ngritja e Flamurit në sheshin”Mujë Krasniqi”,
Në orën 10:00-Seanca Solemne e Asamblesë Komunale,
Në orën 10:30-Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Kodër të Kuqe
(udhëheqja komunale,shefat e grupeve parlamentare dhe struktura të tjra shtetërore e shoqërore),
Në orën 11:00-Vizita në Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz,Polac,Gllogjan dhe aty ku ka grupe të Varrezave të Dëshmorëve në Komunën e Klinës,
Në orën 12:00 –Finalja e garave në futboll në “Eurosport”,
Në orën 13:00 deri 14:00-Kryetari i Komunës,z.Sokol Bashota,në zyrën e vet prêt mysafirë për urimin e Ditës së Pavarsisë,
Në orën 14:00-Orë letrare tematike-Klubi i shkrimtarëve të Klinës dhe rrehtet letrare të shkollave të qytetit,në sallën e Kuvendit Komunal,përballë Postës,
Në orën 15:00-Programi qendror artistik,në sallën e Edukatës fizike të shkollës së mesme.