Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi Bekim Sejdiu e ka vizituar komunën e Klinës
2011/08/02 - 12:00
Kryetari i komunës Sokol Bashota e priti për një vizitë ambasadorin e Republikës së Kosovës në Turqi Bekim Sejdiun. Gjatë këtij takimi kreu i komunës e njoftoi ambasadorin për zhvillimet në komunën e Klinës.
Kryetari i komunës Sokol Bashota e priti për një vizitë ambasadorin e Republikës së Kosovës në Turqi Bekim Sejdiun. Gjatë këtij takimi kreu i komunës e njoftoi ambasadorin për zhvillimet në komunën e Klinës.
Kryetari Bashota e falënderoj Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Turqi Bekim Sejdiun për vizitën që i beri komunës së Klinës , dhe e njoftoi për zhvillimet në komunën e Klinës. Gjatë takimit kreu i komunës Bashota , bisedoi edhe për format e bashkëpunimit dhe tha se përmes ambasadoreve e kemi mundësin që ti kemi shumë më afër vendet mike të Kosovës, në hapa konkret të bashkëpunimit të ndërsjellë, qoftë edhe duke u binjakëzuar, por edhe në lëmi të tjera të bashkëpunimit.
Ambasadori i republikës së Kosovës në Turqi Bekim Sejdiu, gjatë këtij takimi me kryetarin Bashota është shprehur se: zhvillimi i vendit fillon nga niveli lokal, Klina po shihet që është duke u zhvilluar mirë. Gjatë këtij takimi unë u njoftova nga kryetari Bashota për projektet që janë realizuar nga komuna edhe për projektet që do të realizohen . Po ashtu , kemi biseduar edhe për disa forma të bashkëpunimit si binjakëzimi i komunës së Klinës me komunën e Adapazarit në Turqi ka thënë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi Bekim Sejdiu gjatë vizitës në komunën e Klinës.