Bashota e priti për vizitë kolonelin e trupave të KFOR-it Italian Davide Di Batolo
2010/05/19 - 12:00
Fakti që të gjitha komunitetet lëvizin lirshëm është meritë e punës suaj si kryetar i komunës së Klinës
Kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota e priti për vizitë kolonelin e
Brigadës Shumëkombëshe Perëndim të KFOR-it Italian Davide Di Bartolo. Gjatë këtij takimi kreu i komunës i uroj mirëseardhje kolonelit Di Bartolo për mandatin e tij te ri në shërbim te trupave të KFOR-it Italian dhe njëherë e njoftoi se gjendja e sigurisë në komunën e Klinës është e qetë dhe stabile. Sa i përket lëvizjes së qytetareve nuk kemi probleme,dhe se është e drejte e çdo qytetari lëvizja e lire u shpreh Bashota.
Ndërsa, koloneli Di Bartolo u shpreh se jam këtu sot për t’u njoftuar për së afërmi rreth gjendjes së sigurisë në komunën e Klinës. Fakti që të gjitha komunitetet lëvizin lirshëm është meritë e punës suaj si kryetar i komunës së Klinës, në baz të mediave Klina dallon si shembull edhe për komunat tjera për lëvizje të lirë të gjitha komuniteteve . Bashkëpunimi do te vazhdoj edhe në të ardhmen, si për nga ana e sigurisë, po ashtu KFOR-i do të ndihmoj për të ringritur arsimin,infrastrukturën në ketë komunë.