Republika e Kosoves

Klinë

Binjakëzohet komuna e Klinës me komunën e Adapazarit

2012/03/19 - 12:00

Kryetari i Komunës së Klinës -Sokol Bashota i shoqëruar nga kryesuesi i Asamblesë Komunale- Fadil Gashi, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente -Esat Raci, drejtori për Gjeodezi e Kadastër- Mark Buzhala si dhe zyrtarja  për Informim -Samije Gjergji të cilët  me ftesë të komunës së Adapazarit të iniciuar nga Ambasadori i Kosovës në Turqi -Bekim Sejdiut , të mërkurën kanë udhëtuar për Turqi në regjionin e Sakaray në komunën  e Adapazarit.

Komuna e Adapazarit që njihej si  komuna më e madhe në  regjionin e Sakaray-it , me infrastrukturë dhe ekonomi të zhvilluar, ka nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit me komunën e Klinës. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të binjakëzimit në komunën e Adapazarit kryetari i komunës së Klinës  Sokol Bashota ka thënë se: Në emër tim dhe të qytetarëve të komunës së Klinës jemi mirënjohës  për vullnetin e binjakëzimit të komunës së Adapazarit me komunën e Klinës.  Më vjen shumë mirë që binjakëzohemi me një komunë të shtetit që na njohu qysh në fillim të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës , duke kontribuar edhe në shërimin e ushtareve të luftës së UÇK-së, por edhe për lëmi të ndryshme të fuqizimit të shtetit të Kosovës. Unë besoj që kjo marrëveshje do të vazhdoj të rritet dhe  do të forcoj  lidhjet mes nesh si në marrëdhënie  kulturore dhe komerciale ka thënë kryetari Bashota.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi Bekim Sejdiu  është shprehur se : Shpresoj që është nënshkruar një marrëveshje e mirë për dy komunat . Kjo është marrëveshja e 30 –të e nënshkruar nga binjakëzimet që janë bërë në mes të komunave të Kosovës me komunat në Turqi. Ky binjakëzim do të jetë një mundësi kontakti mes dy komunave. Ne jemi munduar të gjejmë diçka të përbashkët mes komunës së Klinës dhe Adapazarit, si në dimensionin ekonomik, shëndetësi , arsim  por edhe në lëmi të tjera. Ambasadori Sejdiu në emër të Republikës së Kosovës e ka falënderuar komunën e Adapazarit për pritjen dhe ka thënë se ndjej kënaqësi për këtë binjakëzim sepse në komunën e Adapazarit në një fabrikë tekstili është prodhuar për herë të parë Flamuri i Kosovës.
Kryetari i Adapazarit Süleyman Dişli, është shprehur i kënaqur duke na mirëpritur dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes ai ka thënë se: se ky binjakëzim mes dy komunave do të jetë i dobishëm në rritjen e bashkëpunimit kulturor ,ekomomik , shëndetësor, arsim  dhe lëmi të tjera. Shpresojmë që edhe ne shumë shpjet do ta vizitojmë Kosovën ka thënë Dişli.
Takimet kanë vazhduar me Prefektin e Adapzarit Mustafa Büyük, i cili uroj që ky binjakëzim të jetë një mundësi bashkëpunimi mes dy komunave . Ai tha se:  unë e kam vizituar Prishtinën dhe Prizrenin por komunën e kryetarit Bashota se kam vizituar dhe tani shpresoj që shumë shpjet do ta vizitoi komunën e Klinës.
 Delegacionin  nga Klina  e priti edhe kryetari i Odes Ekonomike në Adapazar Mahmut Kösemusul, i cili ka thënë se pas marrëveshjes së nënshkrimit ne mund të ndërtojmë një urë të bashkëpunimit mes dy palëve.
Ndërsa, në takim me  kryetarin e Bashkisë së Adapazarit Başkan Toçoğlu , i cili është shprehur se : qyteti i Adapazar është një qytet i paqes ku jetojnë shumë emigrant. Shpresojmë që me Klinën  do të zhvillojmë marrëdhënie të mira tha Toçoğlu.
Pas gjithë takimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjes , pjesë  e bukur e vizitës sonë në Turqi ka qenë edhe  takimi me Shqiptaret e Kosovës që jetojnë në Turqi pikërisht në komunën e Adapazait. Ömer Çimen kryetar i Shoqatës së Solaridetit dhe Kulturës në Sakaray- Adapazar është shprehur se jemi shumë të kënaqur që sot në mesin tonë kemi shqiptar nga Kosova , me një qellim të bashkëpunimit . 
Vazhduam me viziten e   muzeut  të tërmetit “Deprem Müzesi” në Adapazar, ku mund të përjetoje qaste të improvizimit të tërmetit që kishte ndodhur në vitin 1999, dhe   varrezat e dëshmorëve të komunës së Adapazarit.
Dhe si çdo here, ajo që të jep zë është pjesa e medieve , ku ne ishim të ftuar në redaksinë e gazetës me tirazh të madh në Adapzar “ Anadolu” pronari i së cilës kishte prejardhje shqiptare  Adnan Uyumaz, Ambasadori Sejdiu dhe kryetari Bashota janë intervistuar për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve dhe tv “Rumeli” ,por nuk kanë munguar  as tv “ Anadalu” e shumë media tjera të komunës së Adapazarit