Republika e Kosoves

Klinë

Debati me publikun

2012/07/10 - 12:00

Debati  i parë me  publikun për zhvillimin e procesit buxhetor për vitin 2013 Edhe pse pjesëmarrja e qytetareve nuk ishte e kënaqshme, është mbajtur debati i parë me publikun ku janë njoftuar për zhvillimin e procesit buxhetor komunal për vitin 2013. Kryesuesi i Kuvendit Fadil Gashi tha se sot jemi këtu për debatuar për zhvillim buxhetor për vitin 2013 dhe për marr kërkesat dhe sugjerimet e juaja që do t’i marrim parasysh për shikuar mundësin që ato të jenë pjesë e planifikimit buxhetor . Drejtori për Buxhet e Financa –Refki Krasniqi është shprehur se: komuna duhet të veproj në pajtim me afatet kohore dhe kërkesat e specifikuara në këtë qarkore dhe qarkoret tjera pasuese buxhetore si dhe në përputhje me dispozitat e aplikueshme në fuqi. Krasniqi tha se sugjerimet e qytetareve do të merren parasysh dhe sipas tij janë 8 hapa deri në finalizimin e buxhetit komunal. Buxheti për vitin e ardhshëm është 3 për qind me i madh se i këtij viti, pra 7 milion e 199 mijë e 416 euro. Prej tyre 2. 554. 746 është grandi i përgjithshëm, grandi specifik i arsimit 3 014 538, ai i shëndetësisë 830 132 mijë ndërsa të hyrat vetanake 800 mijë euro ka thënë Krasniqi. Ndërsa, nga ana e qytetareve kërkesa kishte si për infrastrukture, kanalizime, ujësjellës etj.