Republika e Kosoves

Klinë

Debati me Publikun lidhur me Draft-buxhetin e komunës së Klinës për vitin 2011-2013

2010/09/23 - 12:00

Kryetari i komunës, Sokol Bashota , ju drejtua qytetareve se participimi duhet t’i japim rëndësi ,kërkesat e juaja janë që të bëhen investimet sa më të mira në komunën tonë dhe këto kërkesa do të shqyrtohen në Asamblenë Komunale.
 
Debatin me publikun e hapi kryetari i komunës Sokol Bashota, ku tha se, sot ky debat është përcaktimi për prioritetet e komunës . 
Lidhur me Draft-buxhetin  e komunës do të na njoftoi Drejtori i Drejtorisë për Buxhet e Financa,Refki Krasniqi.
 Drejtori për Buxhet e Financa,Refki Krasniqi, i njoftoi qytetaret për buxhetin në komune, që është gjithsej 6 milion e 35 mije euro buxheti i përgjithshëm për një vit.  Pas këtij njoftimi kryetari i komunës e shpalli dabatine hapur.
Kërkesat nga ana e qyteteve ishin për ujësjellës ,kanalizime të ujërave fekale,asfaltim të rrugëve ,pengesat në rruge për shkak të shpejtësisë së automjeteve,shtylla elektrike dhe ndërtimi i një shkolle fillore në një nga lagjet e qytetit.