Republika e Kosoves

Klinë

DEBATOHET STRATEGJIA KOMUNALE PËR KTHIM PËR VITIN 2009 PËR PERSONAT E ZHVENDOSUR

2009/03/17 - 12:00

Komiteti për Politikë dhe Financa në takimin e rregullt shqyrton edhe disa kërkesa të cilat i përcillën Asamblesë për miratim  Klinë 16 mars

 
Kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Zenun Zeqa në fillimin e takimit shfaqi para Komitetit njoftimin për Strategjinë Komunale për Kthim për vitin 2009 për personat e zhvendosur, ketë strategji e cila për jetësimin e saj kryesisht do të mvarët nga buxheti qëndror, pra nga qeveria e Kosovës, po edhe nga donacionet të cilat priten të destinohen për ketë qëllim.
Lidhur me ketë Fadil Gashi tha se kjo duhet ti prezentohet edhe Asamblesë Komunale më qëllim që ajo të jep edhe mendimin rreth aprovimit të kësaj strategjije, me ketë mendim ishin të pasjtimit edhe pjesëmarrësit tjerë të Komitetit të cilët ndanin mendim të njejtë rreth kësaj strategjije e cila duhet të kaloj patjetër në Asamblenë Komunale.
Me ketë konstatim u shprehen edhe Enver Berisha si dhe Enver Marmullaku të cilët rreth kësaj strategjije kishin mendimin se kjo Strategji komunale patjetër duhet të kaloj nepër Asamblenë Komunale si organ më i lart që merr vendimet duke u bazuar në përkrahje të atyre vendimeve që janë me të arsyeshme dhe me të dobishme për të gjithë qytetarët.
Poashtu ne ketë takim nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa u prezentua një pasqyrë e firmave që kanë ngecur në kryerjen e obligimeve ndaj komunës në periudhën e viteve 2003-2006, dhe të cilat nuk kryejnë veprimtari ekonomike tani, apo kanë veprimtari jashtë komunës së Klinës por në periudhën e viteve  janë regjistruar si subjekte afariste në komunë.
Pjesëmarrësit e Komitetit në diskutime u dakorduan që edhe kjo pasqyrë me disa referime për subjektet të cilat janë ende duke zhvilluar veprimatarite ekonomike të shqyrtohet dhe më pas të vjen deri te vendimet për ketë qështje.
Kryesuesi Zeqa u shpreh se për këto subjekte duhet të kemi një pasqyrë reale dhe të shohim se a kanë veprimtari ekonomike a jo, në menyrë që edhe të marrim vendim se a ka arsye për të liruar këto subjekte nga obligimet e vjetra.
Hatixhe Berisha potencoi kërkesën për shqyrtimin e mundësive për ngritjen e kapaciteteve për personel në Qëndrën e Mjeksisë Familjare ‘’Nëna Terezë’’ në Klinë, në menyrë që të ofrohen shërbime sa ma të mira për qytetarët tanë.
 
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë