Republika e Kosoves

Klinë

DËGJIMI I TETË BUXHETOR PËR KORNIZËN AFATMESME BUXHETORE 2025-2027

2024/06/11 - 3:51

Komuna e Klinës ka mbajtur takimin e tetë buxhetor për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027, në fshatin Zllakuqan, me banorët e fshatrave Zllakuqan, Ranoc, Leskoc, Nagllavë, Dranashiq, Stupë dhe Rudicë, në ambientin e shkollës së mesme të ulët “Atë Shtejfën Gjeçovi”, ora 17:00.
Të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi – Selmanaj, drejtori i Urbanizmit, Enver Berisha, drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, anëtarë të grupit punues si dhe banorë të zonave të lartcekura.
Kryetari Elezaj njoftoi së pari të pranishmit për projektet që janë realizuar dhe ato që pritet të realizohen në këto lokalitete, ku do të investohet në hapësira të gjelbëruara, parqe, ndriçim etj, e ndërsa sot do të flasim për projekte të reja.
Në pika të shkurtra, ai gjithashtu ka prezantuar draft-kornizën me një përmbledhje të planifikuar të shpenzimeve dhe të hyrave buxhetore për komunën e Klinës për periudhën afatmesme 2025-2027 si dhe shpërndarjen e resurseve financiare nëpër programe komunale sipas prioriteteve të qeverisë komunale. Në veçanti u ndal te projektet kapitale.
“Dëgjimet Buxhetore luajnë një rol kryesor në sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e përgatitjes së buxhetit. Përmes organizimit të takimeve kemi mundësi për të reflektuar nevojat dhe prioritetet e komunitetit, duke përfshirë ato të grupeve të ndryshme të interesit. Nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent, synojmë të sigurojmë që buxheti të përmbushë nevojat reale të qytetarëve dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës në Klinë” – ka thënë Elezaj.
Takimi u mbyll pasi qytetarët parashtruan kërkesat dhe idetë e tyre.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "View Review Pen 7 5 Ndërtimi rrugëve dhe infrastruktures nëntokësore Videje- Polce-Paskalice-Jagode-Krusheve e Madhe 6 8 80.000.00 60.000.00 7 9 600.000.00 450.000.00 8 10 45.000.00 30.000.00 Ndërtimi i segmenteve të rrugës Mal Bashota, Dositej Obradovią, Bekim Fehmiu dhe infrastruktures nëntokësorenë nẽ Klinë-Dersnik-Dollc Ndërtimi rrugeve (Trotuare) dhe infrastruktures nëntokësore në Zajmë-Deiq Ndërtimi rrugëve dhe infrastruktures nëntokësore Poterq- Dugajevë-Drenovce nëntokësore Zllakuqan- Ndërtimi rrugëve dhe infrastruktures Pataqan-Berkove Ndertimi rrugeve dhe riparimii rrugës Klinë-Shtupel-Kërnice nëntokësore Ndërtimi kanalizimit ne Shtupel-Kérrnioe-Binxhe-Grapce nëntokesoreVolljake- Volljakë- rrugëve dhe infrastruktures 120.000.00 9 11 80.000.00 10 12 170.000.00 11 13 60.000.00"