Republika e Kosoves

Klinë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Klinës bën thirrje për dhurim vullnetar të gjakut

2018/07/11 - 10:34

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Klinës nëpërmjet një ftese publike ka ftuar institucionet dhe banorët e komunës së Klinës që gëzojnë shëndet të mirë, të paraqiten për dhënien vullnetare të gjakut, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve që shërohen në spitalet tona.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Klinës, Dr. Hekuran Sejdiu, nën moton “dhuro gjak, shpëto jetë”, foli mbi rendësin që ka dhurimi i gjakut për ata që kanë nevojë  dhe bëhet fjalë për një veprim vullnetar diktuar nga fryma e pastër e solidaritetit.

Ky aktivitet do të organizohet nga Qëndra e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut dhe DKSHMS-Klinë.

Dhënia vullnetare e gjakut do të realizohet me datë 12.07.2018 (e Enjte) duke filluar nga ora 10:00 në QKMF.