Drejtoria e Shërbimeve Emergjente në komunën e Klinës ka ndarë 1000 kg miell, për 20 familje me varfëri të skajshme.
Pasi që jemi në prag të festës së Kurban Bajramit , jemi munduar që sa do pak t’i ndihmojmë familjet me varfëri të skajshme , 20 familje kanë përfituar me nga 50 kg miell, edhe pse kjo shumë nuk është e mjaftueshme ,ka thënë drejtori i Shërbimeve me Publikun Esat Raci.
Po ashtu, komuna e Klinës , përkatësisht drejtoria për Shërbime Emergjente ka bërë strehimin e një familjeje të cilit ishin pa kulm mbi koke. Familja Thaçi nga Klina , ka përfituar një kampshtëpizë ku do të strehohet deri sa të bëhet zgjedhja për banim të qëndrueshëm .