Republika e Kosoves

Klinë

Drejtoria Inspektoratit dhe KFOR-i të gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellë

2018/05/23 - 10:21

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Klinës, Petrit Bekaj, e ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e KFOR-it Slloven që veprojnë në kuadër të Komunës së Klinës. Në këtë takim u diskutua mbi gjendjen aktuale, aktivitetin, punën dhe buxhetin kësaj drejtorie.

Drejtori Bekaj, gjatë takimit i ka njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it Slloven, për punën, të arriturat dhe për sfidat me të cilat përballet kjo drejtori si dhe zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në fushën e inspektimit në Komunën e Klinës.

Ndërsa, përfaqësuesit i KFOR-it Slloven, duke falënderuar drejtorin për të gjitha informatat lidhur me këtë drejtori , ata  kanë shprehur të gatishmëri  për bashkëpunim të ndërsjellë.