2024/12/31 - 3:31
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për Grantin e Performancës, për vitin 2023, ku komuna e Klinë, si rezultat i punës së mirë, ka përfituar grant në vlerë mbi 378 000 euro.
Kryetari Elezaj falënderoi ministrin Krasniqi për bashkëpunimin e mirë që ka me komunën e Klinës, përkrahjen që ju jep komunave dhe për përkushtimin e tij lidhur me vlerësimin e performancës.
Ai gjithashtu theksova se vlerësimi i Grantit të Përfomancës është dëshmi e punës së mirë, demokratike, llogaridhënëse e transparente që kemi bërë si qeverisje komunale, por edhe një motiv shtesë për ne që të vazhdojmë punën me përkushtim dhe të ofrojmë shërbime edhe më të mira për qytetarët tanë.
“Fondi i fituar nga komuna do të përdoret në realizimin e projekteve të nevojshme infrastrukturore, sipas kërkesave të qytetarëve.” – ka thënë kryetari Elezaj.