2022/10/04 - 8:18
Sot në të gjitha institucionet edukativo-arsimore të komunës së Klinës ka filluar viti shkollor 2022/2023. Në të gjitha objektet dhe hapësirat shkollore ka kushte të favorshme për zhvillim normal të procesit mësimor në saje të përpjekjeve të DKA-së dhe realizimit të projekteve komunale për avancim edhe më të mirë të infrastrukturës shkollore dhe të pajisjes me inventar e mjete të tjera të nevojshme për mësimnxënie cilësore.
Tashmë tekstet shkollore dhe dokumentacioni pedagogjik janë shpërndarë nëpër shkolla dhe DKA-ja vazhdon ofrimin e të gjitha kushteve për zhvillim normal të procesit mësimor dhe rritjen e shkallës së sigurisë në të gjitha institucionet arsimore, falë bashkëpunimit korrekt me organet kompetente shtetërore lokale e qendrore.
Drejtori i DKA-së, Dr.sc.Qemajl Sejdija, uron të gjitha institucionet arsimore, personelin, fëmijët dhe prindërit për fillim të vitit të ri shkollor, duke iu dëshiruar suksese dhe avancim të cilësisë në procesin mësimor.