Republika e Kosoves

Klinë

EDHE NJË INVESTIM I RËNDËSISHËM NË IAAP “FEHMI AGANI” NË KLINË

2023/05/18 - 12:08

Nxënësit e drejtimit Konfeksioner në IAAP “Fehmi Agani” në Klinë nga sot do të kryejnë praktiken profesionale duke u bazuar në planprogramin mësimor.
Kjo falë investimit të Komunës së Klinës, respektivisht Drejtorisë së Arsimit, në blerjen e pajisjeve të nevojshme si makina qepëse, kukulla dhe kompletin për hekurosje.
Investim të tilla janë shumë të rëndësishme për nxënësit në kryerjen e praktikes profesionale dhe në përgatitjen e tyre për treg të punës.