Republika e Kosoves

Klinë

Në Klinë hartohet Plani i Veprimit” Edukimi për zgjidhje paqësore të konflikteve në shkolla”

2018/11/09 - 10:48

Në kuadër të  projektit “ Promovimi dhe Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijës“, i cili mbështetet financiarisht nga #BE (Bashkimi Evropian) dhe implementohet nga #KEC ( Kosovo Education Center) dhe Forumi #ZFD-Programi për Kosovë, #Childproof/#CIPOF si partner implementus për Komunën e Klinës, është hartuar Plani i Veprimit “ Edukimi për zgjidhje paqësore të konflikteve në shkolla”, të që janë përfshire katër shkolla fillore nga Komuna e Klinës, si : SHFMU” Dëshmoret e Qëndresës”, në Gllarevë, SHFMU” Azem Bejta”, në Grabanicë,  SHFMU ”Esat Mekuli”, në Cerravikë dhe SHFMU” Atë Shtifen Gjeqovi”, në Zllakuqanë.

Plani ka të bëj me zgjidhjen paqësore të konflikteve nëpër shkolla, që do të realizohet në bazë të specifikave të secilës shkollë dhe në vazhdimësi të mësojnë së bashku përmes shkëmbimit reciprok të përvojave të mira në këtë fushë të veprimit dhe mbulon periudhën dy vjeçare shkollore 2018/2019 dhe 2019/2020.