Republika e Kosoves

Klinë

Eleminimi i qenëve endacak në tërë teritorin e komunës së Klinës

2010/02/05 - 12:00

 Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,duke e pare rrezikun permanent nga qentë endacak si dhe kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve lidhur me këtë dukuri mori vendim që aksioni për eleminimin e qenëve endacak të filloj me datën 06.02.2010 dhe do të  Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,duke e pare rrezikun permanent nga qentë endacak si dhe kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve lidhur me këtë dukuri mori vendim që aksioni për eleminimin e qenëve endacak të filloj me datën 06.02.2010 dhe do të vazhdojë gjatë gjithë vitit në qytet dhe fshatërat e komunës së Klinës.

Apelojmë te qytetarët e komunës së Klinës që qentë shtëpiak nga ora 05 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes t’i mbajnë të lidhur ose të izoluar brenda ekonomisë familjare(brenda oborrit të shtëpisë).Në të kundërten të gjithë qentë të cilët nga ora 05 e mëngjesit deri në ora 20 e mbrëmjes që gjinden jashtë ekonomive familjare(oborreve) konsiderohen si qenë endacak dhe do të eleminohen nga organet kompetente.
Njoftimi në fjalë obligon të gjithë banorët e territorit të komunës së Klinës,që të jenë të përgjegjshëm dhe t’i përmbahen këtij orari,në të kundërtën pasojat i bartin vetë qytetarët.
Ky aksion kryhet me urdhëresë të Drejtorit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural nga Shoqata e Gjuetarëve “Dugagjini”në Klinë.
Me datën 06 dhe 07.02.2010,në qytetin e Klinës dhe nëpër fshatërat Gjurgjevik i Vogël,Klinavc,Pogragjë,Jashanicë,Dush,Jellovc,Resnik dhe Gjurgjevik i Madhë do të zhvillohet aksioni për eleminimin e qenëve endacak.Me këtë orar janë të njoftuar organet përkatëse,qytetarët,Shërbimi Policor dhe mjetet e informimit në Klinë.